Rreth nesh
Karrotrec Marku është një kompani lider në Shqipëri që ofron shërbime të besueshme karrotreku dhe transporti 24/7, me licenca ekskluzive, bashkëpunime zyrtare dhe standarde të larta profesionale.
Karrotrec Marku është një kompani lider në Shqipëri që ofron shërbime të besueshme karrotreku dhe transporti 24/7, me licenca ekskluzive, bashkëpunime zyrtare dhe standarde të larta profesionale.
Kush jemi ne
Karrotrec Marku është një kompani lider në Shqipëri për shërbime karrotreku, transport automjetesh dhe ndihmë në rrugë 24/7.
E themeluar në vitin 2015 nga Mark Gjoka, kompania u krijua për të ndihmuar shoferët në situata emergjente dhe aksidente rrugore, duke ofruar shërbime të shpejta, të sigurta dhe profesionale në çdo cep të vendit.
Me një përvojë të gjatë dhe një flotë të pajisur me teknologji moderne, Karrotrec Marku ofron:
Transport të automjeteve të dëmtuara
Tërheqje makinash në rast avarie
Zhbllokim rrugësh në bashkëpunim me Policinë e Shtetit
Shërbim karrotreku në Shkodër dhe të gjithë territorin shqiptar
Ne zotërojmë 13 leje të veçanta për transport rrugor, ku disa nga lejet janë me ekskluzivitet kombëtar. Karrotrec Marku është gjithashtu i pajisur me patentë zyrtare nga shteti, që garanton cilësi dhe përputhje të plotë me standardet ligjore dhe teknike.
Bashkëpunimet me Bashkinë Shkodër dhe institucionet shtetërore, si dhe angazhimi ynë në trajnime dhe zhvillim të vazhdueshëm, na bëjnë partnerin më të besueshëm për çdo nevojë në rrugë.
Çfarë na dallon nga të tjerët?
Jo thjesht një shërbim
Në Karrotrec Marku, ne nuk ofrojmë thjesht një shërbim – ne ofrojmë zgjidhje të menduara deri në detaje. Nga transporti i automjeteve dhe objekteve të mëdha deri te bashkëpunimi me servise të specializuara, përkushtimi ynë ndaj cilësisë dhe sigurisë është i pakompromis.
Shërbim i personalizuar
Çdo klient përballet me nevoja unike – ndaj edhe zgjidhjet tona janë të tilla. Ofruam zgjidhje të dedikuara për çdo situatë.
Disponueshmëri 24/7
Jemi gjithmonë gati për të ndërhyrë në çdo orë të ditës apo natës – për emergjenca apo transport të planifikuar.
Partneritet me servise profesionale
Ne punojmë me servise të verifikuara për të garantuar që defektet e automjeteve të zgjidhen sa më shpejt dhe me cilësi.
Pyetjet më të shpeshta.
Këtu do të gjeni përgjigjet për pyetjet që na bëhen më shpesh nga klientët tanë. Nëse nuk gjeni informacionin që kërkoni, mos hezitoni të na kontaktoni – ekipi ynë është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë!
Sa kushton një shërbim karrotreku?
A ofroni shërbim edhe natën apo gjatë festave?
A operoni vetëm në Shkodër?
Çfarë lloj mjetesh tërhiqni?
🚚 Kamionë, trajlera dhe mjete të rënda
🚤 Skafe, Jet Ski, varka dhe mjete të tjera ujore
🏠 Shtëpi druri dhe struktura të mëdha të montuara
📦 Ngarkesa të veçanta ose të pazakonta, sipas kërkesës së klientit